6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Bislimi takohet me Çobajn: Përparimi i dy vendeve përforcohet përmes dhe fuqizimit të bashkëpunimit

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim të ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Malit të Zi për Kosovë, Bernard Çobaj.

Mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve ishin temë diskutimi, njofton ZKM, transmeton Scanner.

“Përparimi i dy vendeve përforcohet përmes dhe fuqizimit të bashkëpunimit” tha zëvendëskryeministri Bislimi, në kuadër të rrugëtimit të vendeve tona drejt Bashkimit Evropian.

Po ashtu , u bisedua dhe mbi marrëdhëniet bilaterale dhe për bashkëpunimin e fuqizuar përmes marrëveshjeve e projekteve që prekin infrastrukturën lidhëse mes dy shteteve, por edhe fushën e ekonomisë e turizmit.

Çobaj foli mbi angazhimin e përkushtimin e tij në rritjen e bashkëpunimit, ku veçoi posaçërisht dhe aktivitetet kulturore të zhvilluara së fundmi në ndërveprim mes palëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit