Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka dashur ta komentojë takimin e 27 shkurtit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes IPA 2023 me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Bislimi tha se është mosrespektim të flitet për temat tjera.
Është hera e parë që kemi një program IPA që i dedikohet tërësisht një sektori i cili është i goditur. Të cilat do të shpërndahen tek qytetarët. Është hera e parë që në plotësi programi i besohet institucioneve të Kosovës. Është disrespekt (mosrespektim) për gjithë këtë punë që është bërë po më duket që është e pa denjë të përgjigjem në këtë pyetje”, tha ai.
Por ndryshe nga Bislimi, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, pret që Kosova dhe Serbia ta pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në bisedime se si të zbatohet ajo marrëveshje.
“Dua të argumentoj që çka do që është e nevojshme të thuhet është thënë nga Lajçak dhe presim që të dyja palët ta pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në bisedime se si të zbatohet ajo. Është shumë e qartë që ne kemi besuar që marrëveshja është shumë e rëndësishme për integrimin evropian”, tha ai.