5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Bislimi: Serbia ta kontaktojë Kosovën, nëse arrihet marrëveshje mbahen zgjedhjet e 3 prillit

- Advertisement -

Për t’i organizuar zgjedhjet serbe në Kosovë më 3 prill, zëvendëskryeministri Besnik Beslimi tha se qeveria serbe duhet t’i dërgojë kërkesë zyrtare Qeverisë së Kosovës.

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, tha në një intervistë për mediumin serb, KoSSev e ka lënë të hapur mundësinë e arritjes së marrëveshjes për mbledhjen e votave në Kosovë.

“Beogradi ka pranuar ta përdorë zyrën ndërlidhëse për ta dërguar një kërkesë të tillë”, ka thënë Bislimi.

Nuk i takon Qeverisë së Kosovës t’i kufizojë në asnjë mënyrë të drejtat e qytetarëve që kanë të drejtë vote në Serbi. Tashmë është çështje marrëveshjeje”, tha Bislimi.

Bislimi theksoi se mbledhja e votave për zgjedhjet serbe do të bëhet vetëm “nëse arrihet një marrëveshje”.

“Do të pajtoheni me mua se duhet një marrëveshje sepse nuk po nënshkruani një marrëveshje për 20 vitet e ardhshme, por deri në zgjedhjet e ardhshme. Në këtë kontekst, Qeveria e Serbisë duhet t’ia dërgojë një kërkesë zyrtare Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të kërkonte ndihmë për mbledhjen e votave në territorin e Kosovës”, tha Bislimi, duke theksuar se vendet e QUINT-it dhe emisari europian Miroslav Lajçak kanë ofruar mbështetjen e tyre për këtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit