-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Bislimi: S’bëhet Asociacion me kompetenca ekzekutive

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Besnik Bisilimi, ka thënë se për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nuk negociojnë dhe se janë pajtuar me palën ndërkombëtare që nuk mund të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Bislimi foli edhe për njohjen nga Serbia, duke thënë se ka avancim nga njohja de-facto në atë de-jure, shkruan RTK.

Më tej, ai foli edhe për planin e propozuar nga BE-ja, për të cilin tha se “ky nuk është plani që e ka synuar Kosova e as bashkësia ndërkombëtare”.

“Në qoftë se shikoni qartë mandatin e zotit Lajçak, mandati i tij konsiston në arritjen e një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme e cila do të ketë në qendër njohjen reciproke”, është shprehur Bislimi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Evropë e në veçanti në Ukrainë kanë ndryshuar realitetin, që sipas tij, më pa BE-ja ka ardhur në përfundim që për momentin është e pamundur që të ushtrohet presion i mjaftueshëm mbi palën serbe që të jetë konstruktive në dialog.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit