![Bislimi: Rregullorja e BQK-së zvogëlon vetëm hapësirën e atyre që kanë sjellë ilegalisht dinarë me thasë në Kosovë Bislimi: Rregullorja e BQK-së zvogëlon vetëm hapësirën e atyre që kanë sjellë ilegalisht dinarë me thasë në Kosovë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/01/FB_IMG_1705599415999.jpg)
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përmes një postimi në Facebook është shprehur se rregullorja e BQK-së për “Operacionet me Para të Gatshme”, që është miratuar nga bordi i këtij institucioni në dhjetor të 2023, nuk e liston asnjё mjet pagese veçmas, pёrveç specifikimit qё buron nga neni 11 i Kushtetutёs sё Republikёs sё Kosovёs.
“Nё kёtё nen precizohen dy gjёra: qё në Republikën e Kosovës si mjet i vlefshëm pagese përdoret një valutë e vetme; dhe qё Banka Qendrore e Kosovёs ёshtё autoritet i pavarur bankar”, ka shkruar ai.
nuk ka pasur se si të anulohet përdorimi i dinarit, sepse nuk ka qenë e lejuar asnjëherë, dhe se as dinari e as monedhat e ndonjë shteti tjetër fqinj nuk janë përmendur fare në tekstin prej 40 faqesh të kësaj rregulloreje.
“Cfarёdo interpretimi tjetёr ёshtё i pasaktё dhe synon manipulimin e opinionit publik. Duke qenё Autoriteti i vetёm me funksion dizajnimin, zbatimin dhe mbikёqyrjen e politikave monetare nё vend, Banka Qendrore ka pёr detyrё edhe draftimin e rregullave tё lojёs pёr tё gjithё ato subjekte, financiare apo jofinanciare, persona fizik apo juridik, nё operimet e tyre me valuta, si vendore apo tё huaja”, ka shkruar Bislimi.