8.5 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Bislimi: Reformat do të na ndihmojnë në avancimin tonë drejt integrimit në BE

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shpalosur disa nga masat në kuadër të Programit Kombëtar të Integrimeve Evropiane. Bislimi tha se një ndër to është edhe funksionalizimi i së paku 50 shërbimeve të reja në platformën e-Kosova.

Zvkm Bislimi tha se për këtë vit janë planifikuar saktësisht 307 masa afatshkurtra.

Programi Kombëtar i Integrimeve Evropiane është dokumenti ynë strategjikë që përfaqëson spektrin e gjerë të reformave që i ndërmarrim vit pas viti në realizimin e marrëveshjes sonë të përbashkët më Bashkimin Evropian, pra marrëveshjen e stabilizim asocimit”, u shpreh Bislimi, përcjell reporteri.

Këto reforma, tha tutje ai, para se të na ndihmojnë më avancimin tonë drejt integrimit në BE, na ndihmojnë edhe në arritjen dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit drejt një standardi me të lartë të jetesës dhe mbulojnë kështu të gjitha fushet dhe sektoret që mbulon puna e qeverisë.

“Për këtë vit kemi planifikuar shumë masa e projektligje dhe më saktësisht 307 masa afatshkurtra nga të cilat 38 sosh janë projektligje, tri janë marrëveshje ndërkombëtare, 65 janë akte nënligjore dhe 201 janë masa zbatuese. Deri në raportimin e qershorit pritet që 59 prej këtyre masave të jenë zbatuar”, tha ndër tjera Bislimi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më herët tha se Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat, por edhe për hapjen e negociatave me BE-në.

Kurti tha se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci.

“Dua të theksoj tri elemente. e Para pas një dekade stagnimi, zgjerimi i BE-së është rikthyer në agjendë. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka rikthyer rëndësinë e zgjerimit të BE-së, jo vetëm si zonë e prosperitetit socio-ekonomik, por edhe si zonë e paqes e sigurisë. Në dhjetor 2023, Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor, rikonfirmoi të ardhmen e rajonit tonë në BE. Më 15 dhjetor 2022, në Pragë të Republikës Çeke, e cila po e mbante presidencën asokohe, ne dorëzuam aplikacionin për anëtarësim në BE. Besojmë se anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit