2.4 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Bislimi prezantoi qasjen për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës për Dialog, Zhvillim dhe Integrim Evropian, Besnik Bislimi, hapi sot takimin e parë dialogues me përfaqësuesit e shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, dhe partnerët zhvillimorë, për qasjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese.

Zvogëlimi i procedurave dhe kërkesave tw shumta për qytetarë dhe biznese që dalin nga legjislacioni ndikon në rritjen e konkurrencës së bizneseve dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike administrative.

Në fjalën e hapjes, Zëvendëskryeministri Bislimi tha se duke marrë parasysh ngarkesën e madhe administrative ndaj qytetarëve dhe bizneseve, i ndërtuar ndër vite përmes një qasjeje të fragmentuar në politikbërje, thjeshtimi dhe lehtësimi administrativ do të kursej kohën dhe koston e të gjithëve, duke krijuar një mjedis më të mirë për të bërë biznes.

Takimi u organizua nga Zyra e Kryeministrit, mbështetur nga GIZ Kosovë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit