6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Bislimi pret Kosova të përfitojmë 954 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së, ndonëse kusht është dialogu me Serbinë

- Advertisement -

Kushti që Kosova të përfitojë nga Plani i Rritjes i BE-së prej 6 miliardësh ka si kusht përparimin në dialogun me Serbinë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes së Bruksel/Ohrit, por Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, veçse ka dërguar një, siç tha ai, “draft narrativ dhe tabelë të plotë” në drejtim të Komisionit Evropian në lidhje me këtë plan të asistencën ekonomike evropiane për rajonin.

Vendi ynë është i pari në rajon i cili e ka përmbushur këtë hap dhe dërguar këtë dokument drejt Bashkimit Evropian, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes, angazhimit e përkushtimit në avancimin e procesit të integrimit evropian dhe përfitimit nga dritarja e mundësisë që ofron kjo iniciativë e BE-së”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Për që dialogu dhe marrëveshjet në Bruksel janë kusht për Kosovën, na kishte thënë në një intervistë me Nacionale vetë ndërmjetësi Miroslav Lajçak.

Po. Një nga parakushtet që Kosova dhe Serbia të përfitojnë nga mbështetja në kuadër të Instrumentit të Planit të Rritjes është që ato të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, t’i zbatojnë plotësisht të gjitha obligimet e tyre përkatëse nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe i gjithë Dialogu i shkuar, si dhe të lansojnë negociata për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”, na pati thënë Lajçak.

Postimi i Bislimit:

Pas një pune voluminoze dhe intensive, Republika e Kosovës ka dërguar drejt Komisionit Evropian draftin e narrativit dhe tabelën e plotë të dakorduar të agjendës së reformave mbi Planin e Rritjes. Së shpejti ajo do të miratohet edhe në nivel të Qeverisë.

Vendi ynë është i pari në rajon i cili e ka përmbushur këtë hap dhe dërguar këtë dokument drejt Bashkimit Evropian, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes, angazhimit e përkushtimit në avancimin e procesit të integrimit evropian dhe përfitimit nga dritarja e mundësisë që ofron kjo iniciativë e BE-së.

Sektorët kyç të prekur e fokusuar janë ato të qeverisjes së mirë dhe administratës publike, tranzicioni drejt energjisë së ripërtëritshme dhe digjitalizimit, zhvillimi i sektorit privat dhe ambientit të të bërit biznes, zhvillimi dhe ruajtja e kapitalit njerëzor, dhe sundimi i ligjit, e ku parashihet realizimi i rreth 30 reformave dhe mbi 100 aktiviteteve, të shtrira përgjatë një periudhe kohore 3 deri në 4 vjeçare.

Hapi i radhës është përfundimi i listës së projekteve, e ku puna po vijon në negociata dhe konsultime me institucionet e Bashkimit Evropian. Vendi ynë pritet të përfitojë nga Plani i Rritjes një shumë prej rreth 945 milionë euro, të cilat do shërbejnë në zbatimin e reformave dhe projekteve investive.

Kosova në vazhdimësi po shfaq vullnetin e saj jo vetëm për integrim të plotë e sa më parë në familjen evropiane bazuar në norma meritokracie, por edhe gatishmërinë në arritjen e standardeve evropiane e përmbushjen e reformave të nevojshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit