5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Bislimi: Plani i BE-së u kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë

- Advertisement -

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka treguar temat për të cilat ka diskutuar në takim me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Bislimi tregoi se me Lajçakun kanë diskutuar katër tema.

“Sot kemi diskutuar për katër tema. Tema e parë është plani i sekuencimit. Ne kemi brenga me draftet e deritanishme që përfaqësuesi i Lartë i bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak ka dërguar palëve tona, për arsye se mendojmë që ai plan fillimisht është selektiv, lë anash disa provizione të rëndësishme të Marrëveshjes Bazike, në mënyrë të njëashme i kushton më shumë rëndësi kërkesave të dhe preferencave të Serbisë dhe po ashtu nu garanton zbatim të plotë të marrëveshjes” deklaroi Bislimi.

Ai më tej tha se se është parë nevoja që të punohet edhe më tej në konkretizimin e disa dokumenteve që janë të rëndësishme për të siguruar një zbatim të plotë të marrëveshjes bazike.

“Tema e parë është plani i sekuencimit. Ne kemi brenga me draftet e deritanishme që Lajçaku u ka dërguar palëve tona. Ne mendojmë që ai plan është selektiv dhe u kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë dhe nuk garanton zbatim të plotë të marrëveshjes. Ne kemi tentuar që në një takim trilateral me palën serbe të vendosim të gjitha obligimet që palët marrin nga marrëveshja bazike në një plan të detajuar të sekuencimit, nuk kemi arritur ta përfundojmë këtë mision, por kemi përmirësim”, shtoi ai.

Bislimi ka potencuar se Bashkimit Evropian ia kanë listuar të gjitha obligimet që bien mbi palën serbe.

Sipas tij, tema e dytë ka qenë për temat e referencës të komisionit të përbashkët për personat e pagjetur.

Bilsimi tha se Kosova ka pasur disa komente të cilat janë mbështetur në përgjithësi nga Lajçaku.

“Kemi diskutuar edhe temat e referencës për komitetin e përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bazë. Komiteti nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe tema e katërt është tema e energjisë. Si duket në takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel ka pasur një  keqinterpretim nga ana e Brukselit për atë se si duhet të duket marrëveshja që garanton nënshkrimin e kontratës. Në Bratisllavë është eliminuar ky keqkuptim”, sqaroi Bislimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit