18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Bislimi për takimin Kurti-Lajçak: U prek ideja për një takim të nivelit të lartë në Bruksel

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se në takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit Miroslav Lajçak është prekur si ide mundësia për një takim të nivelit të lartë në Bruksel, por tha se si qëndrim i palës kosovare është se nëse ai takim s’prodhon rezultate nuk ia vlen.

Bislimi tha se “me gjasë” edhe Beogradi e ka këtë qëndrim.

“Në takimin që Lajçak që ka pasë me kryeministrin Kurti është prekur si ide që ia vlen të ketë një takim të nivelit të lartë. Por, ne mendojmë që pa pasë diçka rezultat, pa pasë gatishmëri të Serbisë që të lëvizet në formalizimin e marrëveshjes dhe përkushtimin për zbatimin e saj, nuk ia vlen të ftohen takime që pastaj s’nxjerrin asnjë rezultatet meqë takimet e tilla krijojnë pritshmëri te palët. Me gjasë, qëndrimi s’është fort ndryshe edhe në Beograd meqë Lajçak para ardhjes në Prishtinë ka qëndruar në Beograd”, tha ai në konferencën për media.

Kur u pyet nëse takimi i ardhshëm i nivelit teknik në Bruksel mund të jetë trepalësh, Bislimi s’u përgjigj konkretisht.

“Unë listova nëntë temat për të cilat kemi diskutuar mbrëmë dhe meqë nuk e kam përmendur i bie që s’është diskutuar fare formati i takimeve”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit