Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se do të insistojnë se çdo të drejtë që Serbia kërkon për qytetarët serbë në Kosovë, të njëjtat t’i kenë shqiptarët në Luginë të Preshevës.
Gjatë vizitës zyrtare në Luginë të Preshevës, Bislimi tha se letra e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, tregon se në këtë periudhë kohore, kur s’ka zgjedhje të merren vendime të mëdha, që nënkupton arritjen e marrëveshjes finale me njohje reciproke.
Ai tha se në Luginë të Preshevës shihet fytyra e vërtet e Serbisë, ku diskriminon shqiptarët.