8.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Bislimi-Nika diskutojnë mbi mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi

- Advertisement -

Sot u zhvillua një takim mes zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Malin e Zi, Faik Nika.

Përfaqësuesit e Këshillit e njoftuan zëvendëskryeministrin Bislimi për objektivat e punës së këtij këshilli dhe veprimtarinë e tyre në fushat të cilat janë me interes për shqiptarët.

Në takim u diskutua edhe mbi thellimin e bashkëpunimit e rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi dhe identitetit kulturor e gjuhësor.

Në këtë takim zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej nga këshilltari i tij, Ragmi Mustafi, ndërsa kryetari Nika nga Daut Ceka, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit