Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nga Varshava e Polonisë ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Para takimit me ministrat për çështje evropiane në Varshavë, organizuar nga Presidenca e Polonisë e Këshillit të BE-së, Bislimi ka bërë të ditur se do të diskutojnë edhe për “kërcënimet e sigurisë sa i përket sulmeve në faqen e KQZ-së”.
Ai tha se kishte një frekuencë të sofistikuar dhe intensive të shpërndarjes të informacionit të rremë.