Zëvendëskryeministri në detyrë për Integrim Europian, Besnik Bislimi, pati takim bilateral me ministrin për Çështje Europiane të Finlandës, Joakim Strand.
Ky takim u zhvillua në margjina të organizimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Danimarkës dhe tryezave të diskutimit në nivel të ministrave për çështje evropiane e ku marrin pjesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, vendet kandidate dhe ato potenciale për marrjen e statusit kandidat.
Zëvendëskryeministri shprehu “mirënjohjen ndaj Finlandës për partneritetin e ngushtë dhe mbështetjen ndaj shtetit tonë”.
Zyra e Kryeministrit tha se Bislimi në këtë takim ka theksuar synimin e Kosovës për avancim në rrugëtimin drejt integrimit europian, me hapin e radhës që duhet të jetë marrja e statusit të vendit kandidat dhe pranimi i pyetësorit.
Bislimi shtoi se rruga drejt anëtarësimit në BE “duhet të jetë e bazuar në principe, kritere, vlera dhe meritokraci”.
“Gjatë takimit, zëvendëskryeministri nënvizoi se Kosova ka shënuar progres të dëshmuar dhe nga matjet e indekseve ndërkombëtare, gjersa e falënderoi Finlandën për përkrahjen edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.