10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Bislimi në Bruksel, Selmanaj: Kushtet e Kurtit u avulluan

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar për takimin që sot në Bruksel do ta mbajnë shefat e ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë.

Selmanaj ka thënë se kushtet e kryeministrit Albin Kurti u avulluan brenda 7 ditëve, duke pyetur se kë e përfaqëson zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në bisedimet në Bruksel.

Deputeti Selmanaj thotë se Kurti po e luan rolin e të fortit përmes refuzimeve dhe fjalimeve të zjarrta dhe po dorëzohet pas një jave pas asnjë kusht të plotësuar.

“Qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar këtë lojë. Albini luan rolin e të fortit përmes refuzimeve dhe fjalimeve të zjarrta, por pas një jave, pa asnjë kusht të përmbushur, dërgon zëvendësin e tij për të dialoguar me Serbinë. Kjo tregon një mungesë serioze të qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë në udhëheqjen e tij”, tha Selmanaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit