8.1 C
New York
Sunday, November 10, 2024

Buy now

Bislimi lë sërish të kuptohet që është bërë “kompromis” ndaj Serbisë, njofton se “tash jemi në fazën e zbatimit”

- Advertisement -

Fjala “kompromis” e ka shoqëruar me muaj të tërë zëvendës/kryeministrin kosovar, Besnik Bislimi, në raport me Serbinë në dialogun Kosovë-Serbi, ku kishte deklaruar për vetë median serbe “Danas” se Kosova “ka bërë kompromisin e saj” kur është pajtuar për Marrëveshjen Bazike që nuk e ka njohjen e ndërsjellë brenda; dhe u kishte thënë se pranimi i një marrëveshje pa njohje ishte “kompromisi i madh” që kishte bërë Kosova.

Edhe sot pas shpalosjes së Raportit të Progresit, e ku përbrenda tekstin 130 faqësh kërkohen “kompromise për të ecur tutje”, Bislimi e rikujtoi këtë “kompromisësi” tashmë të bërë nga Kosova, kur u pyet nga gazetarët se çfarë nënkuptojnë këto kërkesa të shkruara në Raport.

Bislimi tha se “kompromiset kanë përfunduar” duke nënkuptuar negociatat e konkluduara në Marrëveshjen Bazë, teksa njoftoi se tashmë “nuk jemi më në fazën e negociata” por në “fazë të zbatimit”.

“Nuk jemi më në fazën e negocimit në Bruksel; por jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve. Pra, nuk ka më kompromise në negocim, kompromiset kanë përfunduar. Tash jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen në plotni pa parakushte dhe pa vonesa”, tha Besnik Bislimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit