Home Lajme Bislimi: Ka mbetur vetëm edhe një votim i fundit për vizat

Bislimi: Ka mbetur vetëm edhe një votim i fundit për vizat

0
Bislimi: Ka mbetur vetëm edhe një votim i fundit për vizat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pas votimit të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, pro liberalizmit të vizave për kosovarët.

Bislimi përmes një popstimi në facebook ka thënë se ka mbetur vetëm edhe një votim i fundit, për përmbylljen e procedurave të liberalizimit.

“Pas votimit të Këshillit të Ministrave të BE-së me 9 mars, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) votoi ditën e sotme tekstin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, duke hapur kështu rrugën pёr votimin e fundit të mbetur nё seancën plenare tё Parlamentit Evropian”, ka shkruar Bislimi.

Pas hapit të fundit në seancën e Parlamentit Evropian, i cili pritet të mbahet me 18 prill, do të mbetet vetëm nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së, ka thënë ndër të tjera Bislimi.

Në përfundim të këtyre procedurave të fundit, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza, jo më larg se 1 janari i vitit 2024, duke i dhënë kështu fund një pritjeje të gjatë.

Exit mobile version