7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Bislimi: Jemi të habitur që Borell nuk po kërkon të hiqen masat ndëshkuese

- Advertisement -

Kryenegociatori Besnik Bislimi pas përfunidmit të raundit të dialogut në Bruksel ka thënë se janë të habitur që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian ende nuk ka kërkuar që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese.

“Në Bratisllavë kemi dakordaur një marrëveshje që quhet aranzhimet mes Kosovës dhe BE’së për implementimin e qëndrimt e 27 vendeve anëtare të BE’së. Rrjedhimisht titulli i asaj marrëveshje tregon që dakordimi ka të bëjë me zbatimin e kërkesave të BE’së dhe  i përgjigjet kërkesave të BE’së.  Për ne ka qenë e qartë se kjo është rruga për heqjen e masave ndëeshkuese ndaj Kosovës. Për ne është habi që edhe 8 ditë pas dakordimit në Bratisllavë ende nuk kemi një letër shpjeguese qe kërkon heqjen e masave nga ana e Kosmisionit dhe Bashkimit Europian” ka thënë Bislimi.

“Nuk mund të themi si i kemi zbatuar të gjitha masat sepse një nga masat është edhe mbajtja e zgjedhjeve, por ne kemi treguar rrugën që çon në normalizimin e situatës e mungesa e kësaj rruge ka qenë preteksti i BE’së për vendosjen e masave ndëshkuese. Tash gjetja e rrugës nënkupton edhe instrumentin apo mekanizmin për heqjen e masave ndëshkuese” ka shtuar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit