Besnik Bislimi i ka dorëzuar detyrën e zëvendëskryeministrit të parë, pasuesit të tij në qeverinë e re, Glauk Konjufcës.
Përmes një postimi në Facebook, Bislimi tha se Konjufcës i uroi suksese në këtë angazhim të ri.
Mirëprita Zëvendëskryeministrin e Parë njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Qeverisë Kurti III, Glauk Konjufca, për të bërë dorëzimin e detyrës. I urova sa më shumë suksese në angazhimin e ri, me bindjen e plotë se Glauku bashkë me ekipin e tij, do të vazhdojnë punët e mbara dhe shërbejnë për interesat e vendit gjatë këtij mandati qeveritar”, ka shkruar ai.






