Faton Bislimi, anëtar i LDK-së, ka kritikuar Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, dhe Lumir Abdixhikun, kryetar i LDK-së. Sipas tij, “babai ideologjik” i Kurtit dhe Abdixhikut është një dhe i njëjti.
Tutje, Bislimi ka shkruar se Kosovës i duhet lidership që i beson aleancës me ShBA-në.
“”Babai ideologjik” i tyre është një dhe i njejti!
Unë besoj vetëm në një aleancë të pazëvendësueshme për shqiptarët në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti — atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Respekt për të gjithë, por siç ka thënë Kissinger, “kur dua të bisedoj me Evropën, kë e telefonoj?” Në Amerikë, adresa është e sakt, dyertë janë të hapura: Capitol Hill, Ëashington, DC, nga edhe vije frymëzimi im politik si dhe përvoja më unike për mbi dy dekada rresht.”- shkroi Bislimi.