26.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Bislimi e quajti ‘’budallallëk’’ qëndrmin e LDK-së, Haziri thotë se nuk merret me “bedelin” e Kurtit

- Advertisement -

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, kanë zhvilluar një takim të përbashkët me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, në Bruksel ditën e sotme.

Mirëpo një raund tjetër i dialogut Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve nuk solli ndonjë rezultat.

Pala serbe ka insistuar që të zbatohet së pari pjesa e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkohë që Kosova ka insistuar që të zbatohet marrëveshja bazë në tërësi dhe që sidomos çështjet që kanë të bëjnë me komisionet për të pagjeturit.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një prononcim për Indeksonline është shprehur se në një normalitet takimet e tilla nuk duhet të ndodhin pa mbikqyrjen e Kuvendit.

‘’Në një normalitet Kuvendi i Kosovës është organi është më i lartë i cili mbikqyr kryeministrin në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Nuk kemi konstituim të Kuvendit, nuk kemi mbikqyrje, nuk kemi agjendë të zbardhur për takimet në Bruksel dhe për pasojë tash e një kohë po vazhdon që ky proces të rrëshqet krejt ndaj mbikqyrjes së Kuvendit’’ ka thënë fillmisht Haziri.

Më tutje nënkryetari i LDK-së ka thënë se është e pa arsyeshme dhe e panevojshme  që të ketë takime të tilla në një kohë kur kjo nuk është prioritet.

Sot gjatë ditës nga LDK-ja thanë se vendimi i Qeverisë në detyrë për ta dërguar Besnik Bislimin në Bruksel, në kuadër të dialogut me Serbinë, është i pajustifikuar dhe pa asnjë legjitimitet qytetar e institucional.

Mirëpo Besnik Bilimi pas takimit e ka quajtur “budallallëk” qëndrimin e LDK-së.

Për këtë Lufti Haziri e ka një përgjigje.

‘’Hajvanallak, Budallallak e termet të tilla të përdorura nga VV-ja janë bërë terme që vetëm ata i përdorin, nuk na lënë asnjë përshtypje, ai nuk ka kurrfarë të drejte as përfaqësim për tej asaj që ia jep të drejtën si i deleguar. Ai është bedel i Kurtit, na nuk kemi punë me të ne kemi punë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti që është përgjegjësi i vetëm. Na me bedel të Kurtit nuk merremi’’, shtoi në fund Haziri.

Të ngjashme

Të fundit