Home Lajme Bislimi e Petkoviq takohen sërish nesër në Bruksel

Bislimi e Petkoviq takohen sërish nesër në Bruksel

0
Bislimi e Petkoviq takohen sërish nesër në Bruksel

Nesër në Bruksel pritet që të takohen sërish kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të 19 marsit, nga emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai konfirmoi se mes temave që u diskutuan në takim, ishte edhe çështja e pagesave me dinar.

“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët.” – ka thënë ai.

Exit mobile version