0.4 C
New York
Thursday, January 22, 2026

Buy now

​Bislimi: Ditë e bardhë për shqiptarët e uragan i zi për Beogradin nga Capitol Hill

- Advertisement -

Ish-deputeti Faton Bislimi thekson se sot, nga Capitol Hill në Washington, u dëgjua zëri i Luginës së Preshevës. Ai tha se kjo jo si thirrje e vetmuar, por si qëndrim zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA u miratua (marked up) rezoluta H.R. 6411, e iniciuar nga Kongresisti Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, mbi të drejtat etnike e kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Me përkrahjen dypartiake të Kryetarit Brian Mast dhe Nënkryetarit Gregory Meeks, kjo rezolutë tashmë ka bekimin e Komitetit dhe pritet shumë shpejt të aprovohet nga vetë Kongresi”, shkruan Bislimi.

Sipas tij, kjo është histori; Histori e shkruar me durim, këmbëngulje dhe besim – që nga viti 2001 nën lidershipin e palëkundur të Joe dhe Shirley DioGuardi (Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane), e deri te puna e pandalshme e bashkëkombësve tanë në Texas, nën udhëheqjen e Albanians For America. Një betejë e gjatë, e drejtë, dhe sot fitimtare.

“Tash, SHBA do të kërkojë përgjegjësi ligjore dhe politike nga Beogradi për diskriminimin sistematik të shqiptarëve në Luginë. Sot është ditë e bardhë për shqiptarët dhe një sinjal i qartë për çdo regjim që mendon se padrejtësia mund të zgjasë pafund”, shkruan ai.

Ai më tej ka thënë se në përvjetorin e shkuarjes në amshim të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nuk ka nderim më të madh se sa ta shndërrojmë vizionin e tij në veprim konkret.

“Rugova nuk ishte fjalë. Ishte rrugë. Ishte orientim. Ishte besim në aleancën me Amerikën dhe në forcën morale të kauzës sonë. Shumë flasin për rugovizëm. Por rugovizmi nuk shpallet – jetohet. Nuk promovohet me fjalë – dëshmohet me vepra”, shkruan ai.

Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është e pazëvendësueshme. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë ogur i mirë për gjithë kombin shqiptar. Tani, është koha që kjo liri të shtrihet edhe te vëllezërit e motrat tona në Luginën e Preshevës.

Kongresmeni amerikan Keith Self ka prezantuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aktin për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës, një nismë ligjore që synon të adresojë trajtimin e shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Lajmi është bërë i ditur në rrjetin “X” nga “Albanians for America”, ku thuhet se sot shënohet një moment i rëndësishëm për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Të ngjashme

Të fundit