Home Lajme Bislimi dhe Petkoviq takohen sot në Bruksel

Bislimi dhe Petkoviq takohen sot në Bruksel

0
Bislimi dhe Petkoviq takohen sot në Bruksel

Takimi i sotëm në nivel krynegociatorësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të nis që nga ora 10:30, ku fillimisht ndërmjetësi do të takohet ndaras me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe të ashtuquajturin drejtor i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq. Për kohën e takimeve.

Takimi në mes të Bislimit dhe Petkoviqit vjen pas takimit të nivelit të lartë më 2 maj ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku për herë të parë është shpalosur draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ekipi menaxhues tashmë është shpërbërë nga Qeveria e Kosovës, ndërsa draft-statuti i hartuar nga ky ekip është vlerësuar si antikushtetues.

Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, duke thënë se pala kosovare “ka shkelur germën dhe frymën” e marrëveshje të arritura në Bruksel. Sipas tyre, ky ekip “duhet të qëndrojë në vend” deri në miratimin e një statuti përfundimtar të Asociacionit.

Exit mobile version