Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të vizitojnë sot Luginën e Preshevës.
Në njoftimin për media është theksuar se gjatë vizitës së tyre në Luginë, Bislimi dhe Nagavci do të takojnë edhe deputetin Shaip Kamberi.
Agjenda e plotë:
10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar
11:15 – Takim me Deputetin z. Shaip Kamberi
12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit
12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc
14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë
15:00 – Drekë Pune me liderët politik të Preshevës
17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel Rozafa Bujanoc.