8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Bislimi dënon mesazhin provokues antishqiptar në Bujanoc: Pjesë e një modeli të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar ashpër ndaj një mesazhi provokues antishqiptar që u shfaq në Bujanoc, të cilin e quajti pjesë të një modeli më të madh kërcënimesh dhe represionesh kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në një postim në platformën “X”, Bislimi tha: “Vdekje për shqiptarët. Nuk ju duam. Kosova është Serbi!” është një tjetër mesazh urrejtjeje që u gjet sot në hyrjen e repartit të fëmijëve në Bujanoc. Kjo nuk është një incident i izoluar, por pjesë e një modeli më të gjerë të kërcënimeve dhe represioneve kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës.”

Reagimi i Bislimit vjen në një kohë kur tensionet etnike në rajon janë në rritje, dhe incidenti në Bujanoc ka shkaktuar indinjatë të thellë në Kosovë dhe më gjerë.

Bislimi theksoi se mesazhe të tilla urrejtjeje janë të papranueshme dhe kërkojnë një reagim të menjëhershëm dhe të vendosur nga autoritetet ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit