-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Bislimi: Brenda këtij viti synojmë të aplikojmë për anëtarësim në BE

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se ka pritur në takim një delegacion parlamentar nga Lituania, kryesuar nga kryetarja e grupit të Miqësisë, Laima Andrikiene.

Bislimi ka thënë se Kosova synon të aplikojë për anëtarësim në BE brenda këtij viti.

“Biseduam mbi prioritetet e Qeverisë në agjendën e integrimit evropian, ku pas aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, synojmë të aplikojmë për anëtarësim në BE brenda këtij viti. Çështje tjetër me rëndësi ishte dhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ku u theksua nevoja për përfundimin e këtij procesi të gjatë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai thotë se e ka falënderuar delegacionin parlamentar dhe Andrikienen për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme të tyre ndaj Kosovës.

“Kosova është shtet i vogël, demokraci e re, me potencial të madh. Avancimi përmes shënimit më të lartë ndonjëherë të zbatimit të reformave dhe masave në agjendën evropiane, si në reformat në drejtësi, në luftimin e korrupsionit, në formalizimin e ekonomisë, në digjitalizim, në tërheqjen e investitorëve strategjikë e shumë fusha të tjera, është reflektuar dhe në përmirësimin historik të pozicionimit të Kosovës në renditjet botërore. E falenderova delegacionin parlamentar dhe kryesuesen znj. Andrikienė për vizitën dhe përkrahjen e vazhdueshme të tyre ndaj Kosovës”, ka thënë Bislimi.

Sot prita në takim një delegacion parlamentar nga Lituania, kryesuar nga kryetarja e Grupit të Miqësisë, Dr.Laima…

Posted by Besnik Bislimi on Friday, September 9, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit