0.1 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Bislimi: BE-ja heq shumicën e masave ndaj Kosovës

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Besnik Bislimi, ka njoftuar të martën se ka pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohen vendimet e Komisionit Evropian për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka sqaruar se bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro.

“Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Mirëpresim hapin e radhës nga ana e BE-së, i cili duhet të vijojë sa më parë me heqjen e plotë të tyre”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka theksuar se nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e këtyre masave të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë.

Të ngjashme

Të fundit