5.5 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Bislimi: Bashkimi Evropian duhet të reformohet

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar sot në Komisionin për Integrime Evropiane se BE-ja ‘duhet të zgjerohet dhe të reformohet’.

“Pakoja e zgjerimit e publikuar në nëntor 2023, kthen shpresën që zgjerimi i BE-së është përsëri në qendër të vëmendjes pas një dekade heshtje dhe stagnimi.

Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet dhe të reformohet, derisa Rusia tenton të zgjerohet përmes luftërave, Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet përmes dialogut dhe integrimit”, tha Bislimi.

Në këtë raportim para Komisionit, Bislimi është pyetur edhe lidhur me masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës.

“Sa i përket masave, janë vendosur në fund të majit nga Komisioni Evropian dhe janë rezultat i eskalimit që kanë ndodhur në veri më 29 maj të vitit të kaluar dhe ka ekzistuar një bindje që Qeveria duhet të bëj më shumë për de-eskalimin e situatës.

Në letrën që na është dërguar na thuhet që masat janë të përkohshme, të kthyeshme.

Pas kësaj kemi pasë një takim në Bratisllavë, ku kemi diskutuar me zotin Lajcak se cka nënkuptojnë masat dhe kemi ndërtuar një dokument 4 pikësh.

Me gjasë ka paqartësi brenda vendeve anëtare se cili është mekanizimi për largimin e masave por ka edhe presion dhe frustrim brenda BE-së se si Kosova u ndëshkua me masa ndërkaq Serbia nuk ka masa edhe pas agresionit terrorist që ka bërë në Banjskë.

Masat e BE-së janë të kufizuara vetëm në takimin e nivelit të lartë me përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës por jeni dëshmitarë që ato kanë vazhduar.

Është ndaluar vlerësimi dhe miratimi i  aplikimeve të reja të Kosovës në Kornizën e Ballkanit Perëndimor për investime, që do të thotë Kosovës nuk është ndalu asnjë projekt por nuk mund të apilkojë”, tha Bislimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit