23.8 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Bislimi: Aplikimi për anëtarësim në BE, tregues i synimit të Kosovës

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova ka shënuar progres në zbatimin e reformave dhe avancim të konsiderueshëm në vitet e fundit.

Ai ka thënë se aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetorin e vitit 2022, është tregues i synimit të Kosovës.

“Kosova ka shënuar progres në zbatimin e reformave dhe avancim të konsiderueshëm viteve të fundit, ku ka arritur mes tjerash rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, ulje të papunësisë nga 23.8% në 10.9% në vetëm katër vite, përmirësim në rankime në indekse ndërkombëtare e dyfishim të investimeve të huaja direkte. Theksoi se aplikimi për anëtarësim në dhjetor 2022 është tregues i synimit dhe gatishmërisë për avancim të mëtejshëm, gjersa Kosova po zbaton Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit për gati një dekadë tashmë”, ka thënë Bislimi në adresimin e tij në takimin joformal të ministrave për çështje evropiane të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës, në kuadër të Presidencës Daneze të Këshillit të BE-së.

Bisilimi sipas komunikatës nënvizoi se institucionet tona kanë dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes, andaj dhe është e nevojshme vlerësimi i tyre në bazë të meritokracisë, duke pranuar pyetësorin dhe duke marrë statusin e vendit kandidat.

Krahas ministrave, pjesëmarrëse në këtë diskutim ishte edhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Të ngjashme

Të fundit