10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Biserko: Sovraniteti i Kosovës është punë e kryer, por duhet t’i kushtohet vëmendje deklaratave luftarake të Vuçiqit

- Advertisement -

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në një prononcim për gazetën serbe “Danas” të dielën, tha se rrumbullakësimi i shtetësisë së Kosovës është punë e kryer, por duhet t’i kushtohet vëmendje deklaratave luftarake të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, posaçërisht pas raportit të fundit të intelegjencës amerikane.

Gruaja që dokumentoi krimet e udhëheqësve fashistë të Serbisë – Sllobodan Millosheviç dhe Vojisllav Sheshel – në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990-1999, konsideroi se bashkësia e organizuar ndërkombëtare i kushton më shumë vëmendje vendeve fqinje që Serbia mundohet t’i destabilizojë, para së gjithash nëpërmjet aktiviteteve të Kishës Ortodokse Serbe (KOS).

“Sovraniteti i Kosovës është pothuajse një punë e përfunduar dhe në vend të kujdesit thelbësor për serbët në Kosovë, presidenti Vuçiç radikalizon retorikën për të krijuar një perde tymi që nuk e lejon shoqërinë të përballet me realitetin”, theksoi Biserko, duke shtuar se interes i ndërkombëtarëve tani është anëtarësimi i shpejt i Kosovës në Këshill të Evropës (KiE).

“Kosova edhe njëherë është duke u instrumentalizuar për të margjinalizuar temat që janë me interes esencial për shumicën e qytetarëve serbë, por edhe për të gjeneruar një tezë për rrezikun e serbëve në përgjithësi dhe rrezikun e serbëve të Kosovës në veçanti”, theksoi ndër të tjera Biserko.

Ndryshe, në raportin e përvjetshëm të vlerësimit të kërcënimeve globale të sigurisë, komuniteti i inteligjencës amerikane paralajmëroi ngritje të nivelit të rrezikut nga përshkallëzimi i mëtejmë i dhunës në Ballkanin Perëndimor përgjatë vitit 2024, derisa u përmenden tensionet midis Kosovës dhe Serbisë në pjesën veriore të Kosovës që karakterizuan rajonin gjatë vitit 2023.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit