E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi vazhdon të mbetet e paqartë pasi palët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për rinovimin e marrëveshjes.
Sipas gazetës The Athletic, bisedimet e Real Madridit me Vincius Junior për të rinovuar kontratën e tij kanë ngecur pas kërkesave të larta të brazilianit.
Sulmuesi anësor elektrizues aktualisht fiton rreth 18 milionë euro në sezon, dhe Real Madridi i ka ofruar atij një paketë me vlerë 20 milionë euro në sezon.
Los Blancos ngurrojnë të rrisin ofertën e tyre dhe nuk planifikojnë të rifillojnë bisedimet deri pas Kupës së Botës verën e ardhshme.
Kjo do të thotë që Vinicius mund të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij, e cila skadon në verën e vitit 2027, pa zgjidhur të ardhmen e tij.
Marrëdhënia e tij e tensionuar me trajnerin Xabi Alonso ka nxitur gjithashtu spekulimet për largimin e tij. Raportet e mëparshme sugjeronin se braziliani nuk është i gatshëm të zgjasë qëndrimin e tij për sa kohë që spanjolli është në krye.
Në fushë, 25-vjeçari mbetet një nga figurat me ndikim, duke shënuar pesë gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat këtë sezon.






