9.2 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Bisedime pozitive mes palëve: Solskjaer gati të thotë “PO” për stolin e Man United

- Advertisement -

Ole Gunnar Solskjaer është përfolur së fundmi për një rikthim te Manchester United, pas largimit të Ruben Amorim nga posti i trajnerit.

Legjenda norvegjeze, 52 vjeç, ka luajtur 366 ndeshje për Man United gjatë karrierës së tij, duke shënuar 126 gola. Si lojtar, ai ka fituar gjashtë tituj në Ligën Premier dhe një Ligë të Kampionëve, ndër shumë trofe të tjerë.

Solskjaer u emërua trajner i përkohshëm i Man United në dhjetor 2018 pas largimit të Jose Mourinho. Pas një serie rezultatesh pozitive, ai mori detyrën në mënyrë permanente dhe drejtoi 168 ndeshje, me 91 fitore, 37 barazime dhe 40 humbje, që përkthehet në një përqindje fitoreje prej 54.17%. Ai u shkarkua në nëntor 2021 pas një periudhe forme të dobët.

Së fundmi, mediat britanike raportojnë se Solskjaer është i gatshëm të rikthehet si trajner i përkohshëm i Manchester United, me Darren Fletcher duke marrë detyrën përkohësisht këtë javë.

Specialistët e transferimeve, përfshirë Fabrizio Romano, kanë njoftuar se mund të ketë marrëveshje.

“Ole Gunnar Solskjær dhe Manchester United kanë bërë përparim në bisedimet për rolin e trajnerit përkohës. Siç u bë e ditur dje, Ole dëshiron të marrë këtë detyrë dhe konsiderohet një kandidat serioz, ndërsa bisedimet po ecin shumë mirë. Nuk ka asnjë problem lidhur me kohëzgjatjen e kontratës – Ole është i gatshëm ta pranojë”, shkruan ai.

Solskjaer mbetet një emër i respektuar në Old Trafford dhe rikthimi i tij, edhe në mënyrë të përkohshme, do të ishte një lajm i madh për tifozët e klubit.

Të ngjashme

Të fundit