23.9 C
New York
Wednesday, June 18, 2025

Buy now

“Bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares”, Ademi takohet me Fodën në Vjenë

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot në Vjenë të Austrisë me selektorin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, i cili së fundmi është raportuar në media se ka marrë një ofertë të majme nga Emiratet e Bashkuara Arabe, respektivisht nga klubi Al Wahda.

“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda!”, shkroi Ademi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Të ngjashme

Të fundit