Deputeti i LVV-së, Agon Batusha në ”Click” të RTV21 ka komentuar bisedat e publikuara të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin, për çka tha se posti që e kanë këta dy është normale të kenë kontakt.
Ai gjithashtu tha se këto po perdoren si ”sulme ndaj VV-së” për të ulur përqindjen në zgjedhje’.
”Unë jam i prirur me i besu shefes së grupit, Mimoza Kusarit se këto përgjime janë të montuar. Simiqi ka qenë shef i grupit paralamentar dhe normal që shefat kanë kontakte, por jo asi biseda”, tha Batusha.