28.3 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

Biseda në kuadër të Samitit në Tiranë, Osmani e quan mik të “palëkundur” Erdoganin

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi zuri vend në Tiranë, aty ku dje nisi Samiti i Komunitetit Politik Evropian, duke mbledhur liderë shtetërorë evropianë.

Duke e përshkruar Erdoganin si mik të palëkundur të Kosovës, Osmani e falënderoi atë për mbështetjen e madhe që po i jep Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin Erdogan – një mik i palëkundur i Kosovës. E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi presidentja, pas takimit me homologun turk.

Të ngjashme

Të fundit