Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se ka tendencë të partive kundërshtare politike që ta njollosin Lëvizjen Vetëvendosje duke e përdorur figurën e Millan Radojciqit.
Kjo deklaratë erdhi pasi u pyet për bisedat e Mimoza Kusari-Lilës me Radojciqin.
“Këtu është synimi e tendenca e pastër e kundërshtarëve politik, që pikturën e Radojciqit, duke ikë maleve, që e ka kjo Qeveri me e zvëvendesu me këta skenarë lidhje palidhje. Radocjiqi sot ndodhet kaçak ndodhet në Kopaonik”, tha ai.
“E kam përshtypjen që kushdo që kishte qenë në shefen e grupit parlamentar, kishte me qenë në pozitën e Mimozës. Lista Serbe është trashëgimi që s;e ka pru VV”, vijoi ai.
I ashpër ndaj tij ishte analisti politik, Imer Mushkolaj, i cili me tone të lartë iu drejtua “Pse duhet me folë me të, pse po sillesh e po sillesh. Cka ka lypë zonja me folë me të”.
“Cka ju ka dashtë Mimozës me folë me të. Cka ju ka dashtë me folë. Pse e ke mirëmbajtë te Mimoza Kusari”, vijoi ai.
“Thuj më vjen turp që ka fol me Radojciqin, pse nuk po e thu?”, vijoi ai.
Ndërsa Dardan Gashi, u shpreh se “Radojciqi vetëm në Qeverinë Kurti ka mund ta fusë armatimin, ju e keni lënë me ikë”.
Kurse Abrashi tha se ditëve në vijim Mimoza Kusari-Lila do dalë dhe do i sqarojë këto çështje.