5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Biseda e parë: Trump i kërkon Putinit “të mos përshkallëzojë” luftën në Ukrainë, i rikujton praninë e ushtrisë amerikane

Trump raportohet t’i ketë thënë Putinit “të mos përshkallëzojë luftën në Ukranë” si dhe “i rikujtoi sasinë e pranisë së ushtrisë amerikane në Evropë”, i ka thënë një burim në dijeni të përmbajtjes telefonike “WP”-së.

Dy presidentët, vijon raportimi, biseduan “synimet për paqe” në kontentin evropian ndërsa Trump i ka shprehur interesimin për vazhdim të bisedës “për zgjidhje të luftës në Ukrainë”.

Kujtojmë se Trump ka dhënë premtime madhore për ndaljen e luftës në Ukrainë edhe para se të inaugurohet në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ani pse nuk ka dhënë hollësi të tjera se si paramendon që ta arrijë këtë zgjidhje.

Kjo bisedë telefonike e cila nuk është paralajmëruar vjen në mesin e një pasigurie të përgjithshme se si do ta bëjë rrokadën e shahut diplomatik mes aleatëve dhe armiqëve të ShBA-së pas fitores së tij historike”, shkroi WP.

Trump ka njoftuar se që nga fitorja e tij në 5 nëntor ka biseduar me rreth 70 liderë botërorë, përfshirë edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky; bisedë në të cilën u kyç edhe miliarderi, pronari i Tesla-s, SpaceX dhe X, Elon Musk.

Prestigjiozja amerikane njoftoi poashtu se Zelensky dhe zyrtarët shtetëror ukrainas janë informuar rreth bisedës telefonike mes Trump dhe Putin, dhe, për aq sa dihet, nuk kanë shprehur kundërshti.

Për më tepër, thuhet në raportim, zyrtarët ukrainas edhe ashtu kanë qenë në dijeni që Trump do të angazhohej rreth një zgjidhje diplomatike me Putinin për Ukrainën, kanë thënë zyrtarë ukrainsë.

Këto thirrje të para të Trump me liderët botërorë nuk po kryhen me mbështetjen e Departamentit të Shtetit dhe përkthyesve të qeverisë amerikane”.

“Ekipi i tranzicionit Trump ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje me Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme, një procedurë standarde për tranzicionet presidenciale”, shkruan Washington Post.

Trump dhe ndihmësit e tij janë mosbesues ndaj zyrtarëve qeveritarë të karrierës pas transkripteve të zbuluara të thirrjeve presidenciale gjatë mandatit të tij të parë. Ata thjesht po e telefonojnë drejtpërdrejt [Trumpin]”, tha një nga njerëzit e njohur me thirrjet.

Presidenti Trump fitoi zgjedhjet historike me vendosmëri dhe liderët nga e gjithë bota e dinë se Amerika do të kthehet në rëndësi në skenën botërore”.

“Kjo është arsyeja pse liderët kanë filluar procesin e zhvillimit të marrëdhënieve më të forta me Presidentin e 45-të dhe të 47-të, sepse ai përfaqëson paqen dhe stabilitetin global”, tha Steven Cheung, drejtori i komunikimit i Trump, në një email.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit