Dy fëmijët e Cristiano Ronaldos, Eva Maria dhe Mateo Ronaldo sot kanë ditëlindjen, dhe padyshim, urimin më të mirë e kanë marrë nga babai i tyre.
Ylli portugez e shfrytëzoi rrjetin social, Facebook për të i uruar fëmijët e tij binjakë, shkruan Insajderi.
“Shumë urime të dashurit e mi. Babai nuk mund të ishte më krenar, vazhdoni të jini të lumtur me këto buzëqeshje në fytyrat e juaja. Ju dua” – shkroi Cristiano.
Ndryshe, binjakët Eva dhe Mateo mbajnë vetëm një pjesë të mbiemrit të Cristianos, të paktën kështu shkruhet në certifikatën e tyre të lindjes.
Ata quhen Eva Maria Dos Santos Aveiro (emri i dytë i vajzës ishte deri më tani i panjohur) dhe vëllai i saj Mateo Dos Santos Aveiro. Ata kanë lindur në spitalin “Sharp Grossmont”, në Kaliforni pranë San Diego.
Cristiano ka edhe tre fëmijë të tjerë, Cristiano Junior, Alana dhe Bella Esmeralda.