Microsoft nuk ngurroi asnjëherë të zbulonte planet e saj për të shtuar funksionalitete AI në të gjithë produktet ekzistuese. Ditën e Hënë kompania njoftoi se krahas disponueshmërisë në shfletuesin mobil Edge si dhe aplikacionet Android dhe iOS, Microsoft Bing Chat AI do të jetë tashmë i akseshëm edhe përmes shfletuesve Safari dhe Chrome.
Lajmi vjen gjashtë muaj që nga debutimi publik i Bing Chat. Kompania thekson se përdoruesit kanë bërë mëse 1 miliardë biseda me AI dhe gjeneruar 750 mijë imazhe.
Microsoft filloi të hapë aksesin e Bing Chat në fund të muajit Korrik kur erdhi tek shfletuesit e tjerë përveç Microsoft Edge.
Ai version ishte i kufizuar duke ofruar përgjigje deri në 2 mijë fjalë në Chrome dhe Safari ndërsa në Edge limiti ishte 4 mijë fjalë.
Bing Chat fuqizohet nga GPT-4 nga OpenAI por ofron informacione më të fundit krahasuar me sistemin mbi të cilin është ndërtuar falë qasje së Bing në Bing Search. /PCWorld Albanian/