Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka ngritur një çështje të rëndësishme kushtetuese pas mandatimit të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani:
“Kur jemi tek “bindja” dhe “gjasat”…
Çka nëse partitë ish-opozitare, dorëzojnë ose publikojnë dëshmi (listë nënshkrimesh, për shembull) se kanë një shumicë prej të paktën 61 deputetësh, që riafirmojnë se nuk mbështesin asnjë kandidat tjetër për kryeministër dhe se zgjedhjet janë e vetmja rrugëdalje?”






