25.8 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Bindet qytetari që të zbres nga diga e Liqenit të Livoqit, policia jep detaje

- Advertisement -

Policia e Kosovës dhe psikologia kanë arritur ta bindin personin që gjendej hipur në digën e Liqenit të Livoqit në Gjilan që të zbres nga aty.

Sipas policisë, i njëjtë është marrë nga Ambulanca dhe është nën përkujdesje të mjekëve.

“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndoj vetën te penda e fshatit Livoq i epërme, tani njësitet ndihmëse kanë arrit që ta bindin dhe  personi është arritur  që të tërhiqet nga muri, personi është marr nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve. Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i policisë Ismet Hashani për teve1.info.

Të ngjashme

Të fundit