Home Sport Binaku takohet me Ademin, talenti i ri i përkushtuar ndaj Kosovës

Binaku takohet me Ademin, talenti i ri i përkushtuar ndaj Kosovës

0
Binaku takohet me Ademin, talenti i ri i përkushtuar ndaj Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, është takuar me një nga talentet e rijnë të Kosovës.

Leart Binaku Learti është futbollist nga Kosova, i cili aktualisht luan për R.F.C Searing në kategorinë U19 në Belgjikë.

Sipas, FFK-s, futbollisti ka shfaqur një përkushtim të thellë ndaj Kombëtares së Kosovës.

“Ai pati mundësinë të luante për Kosovën në një ndeshje miqësore të kategorisë U19 në shtator kundër Lihtenshteinit, teksa ka shprehur dëshirën për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës edhe në të ardhmen, dhe kjo është në përputhje me planet e përzgjedhësit të Kombëtares U19, Adil Maliqi për vitin 2024”, thuhet në njoftimin e federatës.

Ademi i dhuroi Binakut fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Exit mobile version