1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Billie Eilish konfirmon lidhjen me këngëtarin e “The Neighborhood”

- Advertisement -

Billie Eilish sapo konfirmoi lidhjen e saj  me një puthje me artistin Jesse Rutherford jashtë një restoranti indian në Kaliforni.

Me krahët e mbështjellë mbi supet e tij,  20-vjeçarja u pa duke ndarë një puthje  me 31-vjeçarin i cili performon me grupin e rockut “The Neighborhood. Billie nuk mund ta fshinte buzëqeshjen nga fytyra e saj gjatë mbrëmjes së tyre romantike së bashku, ndërsa ata dukeshin në humor të mirë.

Çifti i ri shëtiti për pak ndërsa po bisedonin së bashku përpara se të hynin në  makinën Volkswagen të Rutherford.

Billie nisi thashethemet për romancë me këngëtarin javën e kaluar, kur ata u panë duke u kapur për dore në ‘Halloween Horror Nights’ të Universal Studios.

Romanca  e tyre ka ngjallur reagime të ndryshme në internet,  ku shumë fansa shprehin shqetësime për diferencën 10-vjeçare në moshë. Por të tjerë theksojnë se artistët njihen prej vitesh. Në fakt, një llogari e fansave të Rutherford  ndau një foto të tyre të vitit 2017 që tregonte se dyshja pozonin në një festë kur ajo ishte 16 vjeç dhe ai 26.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit