Billie Eilish është parë nën shoqërinë e Nat Wolff të martën në mbrëmje në qytetin e New Yorkut.
Dyshja ndezën një mori thashethemesh rreth situatës, u drejtuan së bashku për në teatrin Lucille Lortel në Big Apple.
Këngëtarja 23-vjeçare ishte veshur thjesht me një pantallona të zeza me një xhaketë të bardhë, duke vendosur po ashtu një kapele.
Javën e kaluar, një burim i tha DailyMail se “Billie dhe Nat janë vetëm miq”, pas muajsh spekulimesh për një romancë të mundshme.
Së fundmi, fansat janë bërë kuriozë pasi vunë re që Nat e mbrojti Billien në disa komente në Instagram.
Paraqitja e tyre së bashku vjen vetëm një javë pasi një burim e konfirmoi se ata ishin vetëm miq.