Mijëra adhurues të muzikës në mbarë botën u përpoqën të siguronin vendin e tyre në këtë event, i cili do të zhvillohet nga 25 deri më 29 qershor të vitit të ardhshëm.
Kërkesa ishte jashtëzakonisht e lartë dhe biletat u shitën në vetëm 35 minuta, shkruan BBC.
Këtë vit, organizatorët prezantuan një sistem të ri të shitjes së biletave për ta bërë procesin më të drejtë dhe më pak stresues. Në vend të sistemit të mëparshëm, ku klientët duhej të rifreskonin vazhdimisht faqen për të tentuar të merrnin biletat, tani të gjithë të interesuarit caktoheshin automatikisht në radhë sapo fillonte shitja.
Kjo qasje duhej të reduktonte vështirësitë teknike dhe ta bënte më të lehtë për përdoruesit, por shkaktoi reagime të ndryshme, pasi shumë u zhgënjyen kur nuk arritën të merrnin biletat që dëshironin.
Çmimi i biletave është pak më shumë se 447 euro me një tarifë rezervimi prej gjashtë euro.
Ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë performuesi kryesor i Glastonbury 2025, ndërsa Dua Lipa, SZA dhe Coldplay performuan në skenën kryesore të Piramidës këtë vit.
Kryesuesit e përfolur për vitin e ardhshëm përfshijnë Olivia Rodrigo, Sam Fender, The 1975, Eminem, Green Day, Sabrina Carpenter, Fred Again dhe Harry Styles.