Home Rozë Bild “fajëson” Loredanën për formën e dobët të Adeyemit

Bild “fajëson” Loredanën për formën e dobët të Adeyemit

0

Mediumi i njohur gjerman “Bild” ia ka lënë fajin këngëtares me origjinë shqiptare, Loredana Zefi, për formën e dobët të futbollistit të Dortmundit, Karim Adeyemi.

Loredana e Adeyemi e kanë bërë publike tash e sa kohë lidhjen e tyre të dashurisë, e cila duket që po iu ec mjaftë mirë, mirëpo Adeyemi ka zhgënjyer me performancën e tij në fushë.

21-vjeçari ka marrë kritika të ashpra për shkak të performancave të dobëta me fanellën e Borussia Dortmundit.

Por duket se Bild e ka gjetur shkakun për paraqitjet jo të mira të sulmuesit gjerman. Prestigjiozja gjermane thotë se dashuria “kokë e këmbë” e Adeyemit ndaj Loredanës e ka shtyrë atë që të mos jetë shumë i fokusuar në fushë.

Bild shkruan se ajo është vajza e parë serioze me të cilën ka rënë realisht në dashuri dhe se shqiptarja është e vetëdijshme për këtë dhe e shfrytëzon në maksimum. Megjithatë, klubi e kërcënoi atë se gjërat duhej të ndryshonin ose 21-vjeçari do të duhej të gjobitej dhe madje të pezullohej për mungesën e dukshme të përpjekjeve në stërvitje.

Exit mobile version