-0.1 C
New York
Sunday, December 14, 2025

Buy now

Bilanci i 24 orëve të fundit: 51 aksidente dhe mbi 1700 gjoba trafiku

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka publikuar raportin për 24 orët e fundit, ku bëhet e ditur se në rrugët e vendit janë regjistruar gjithsej 51 aksidente trafiku.

Nga statistikat e përgjithshme, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, 22 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 29 të tjera vetëm me dëme materiale.

Përveç aksidenteve, Policia ka qenë aktive edhe në ndëshkimin e shkelësve të rregullave, duke shqiptuar plot 1701 tiketa trafiku. Sa i përket veprave penale, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 10 persona, prej të cilëve 5 janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme

Të fundit