29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

BIK: Namazi i xhumasë obligim edhe në ditën e Bajramit

- Advertisement -

Bashkësia Islame e Kosovës ka dalë me sqarim rreth namazit të xhumasë, ku ka bërë me dije se ky namaz  “është obligim edhe nëse bajrami bie në të njëjtën ditë”.

Në njoftim thuhet se namazi i xhumasë ka përparësi ndaj bajramit.

“Xhumaja është farz në kohën e drekës, ndërsa bajrami është vaxhib pas namazit të sabahut. Nëse këto dy adhurime përkojnë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë, përparësi i jepet xhumasë që është farz, dhe nëse duhet bërë zgjedhje, ajo ka përparësi ndaj bajramit. Por, nëse ekziston mundësia për t’i falur të dyja, atëherë – sipas rregullave të hadithologëve – veprohet me të gjitha tekstet, pa përjashtuar asnjërën, pra falen të dyja”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit