33.9 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Big Mama flet haptazi: Showbizzi funksionon falso tek ne, ka edhe kolegë që nuk i duroj

- Advertisement -

Big Mama ka folur haptazi për botën e shoubizit së fundmi në emisionin “Krejt n’debat”, duke treguar mendimin e saj të drejtpërdrejtë për mënyrën se si funksionojnë marrëdhëniet në këtë industri.

Ajo u shpreh se, sipas saj, shoubizi është një fushë mjaft e komplikuar dhe shpeshherë “falso”, ku marrëdhëniet mes artistëve nuk janë gjithmonë siç duken nga jashtë.

“Shoubizi funksionon sipas mendimit tim falso”, tha këngëtarja.

“Kur e do dikë me shpirt, ke edhe muhabet, bën shaka të ndryshme. Unë për veten time kam më shumë shokë sesa shoqe”.

Megjithatë, theksoi se ka edhe marrëdhënie shumë të mira dhe të sinqerta me disa prej kolegëve të saj më të afërt.

Ajo përmendi emra të njohur të skenës shqiptare, të cilët nuk heziton t’i kontaktojë në çdo moment, duke treguar kështu besimin dhe afërsinë e madhe që ka me ta.

Mes tyre janë Robert Berisha, Bes Kallaku, Irkenc Hyka, ndërsa si një nga koleget më të mira dhe më të afërta, Big Mama përmendi Adelina Tahirin, e cila sipas saj, është gjithmonë një mbështetje e madhe dhe nuk ka vend për xhelozi apo inat në mes tyre.

Artistja shqiptare nuk e fshehu faktin se ka edhe kolegë që i “shkojnë nerva”, duke treguar se, ashtu si në çdo fushë tjetër, marrëdhëniet mund të jenë të komplikuara dhe me ulje-ngritje.

Të ngjashme

Të fundit